Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë sot përveç agresionit rus në Ukrainë - edhe raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor. Më vonë gjatë ditës së hënë, ata do të kenë edhe një takim të përbashkët me shefat e diplomacisë së gjashtë vendeve të këtij rajoni.