Bashkimi Europian dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të zgjeruar prodhimin e përbashkët të dronëve, teknologji kjo që po zhvillohet me ritme të shpejta dhe po ndryshon mënyrën se si zhvillohen konfliktet moderne. Ujdia u bë publike në kryeqytetin ukrainas nga presidenti Volodymir Zelensky dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.