Planet e Izraelit për ngritjen e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, janë kritikuar ashpër nga BE-ja, Gjermania dhe Turqia. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u shpreh se pretendimi i shtetit hebre nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe u bëri thirrje autoriteteve izraelitetë mos i vazhdojnë punimet.