Top Channel/ BE “kundër” dozës së tretë, paralajmëron pasoja ligjore!
26/08/2021 15:43

Vendet e Bashkimit Europian që rekomandojnë dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit, mund të përballen me pasoja ligjore paralajmëron BE-ja. Arsyeja gjendet tek fakti që një dozë përforcuese ende nuk është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Agjencia e ka përsëritur vazhdimisht se duhet të ketë më shumë të dhëna përpara se t`i japë dritën jeshile dozës së tretë. Deri më tani tetë vende evropiane kanë rekomanduar vaksinimin me një dozë shtesë dhe disa të tjera pritet të marrin të njëjtin vendim."Dozat përforcuese aktualisht nuk janë pjesë e autorizimit të vaksinave për COVID-19 dhe ende nuk i janë nënshtruar një vlerësimi shkencor nga EMA në mungesë të të dhënave të mjaftueshme", thuhet në një deklaratë të Komisionit Europian, të cituar nga Reuters. KE-ja u shpreh se vendet anëtare mund të vendosin vetë për një rekomandim të tillë, por i tërhoqi vëmendjen se ato do të mbajnë paskësaj barrën e çdo pasoje ligjore dhe kërkesave për kompensim, në rast se dikush ka efekte anësore të papritura. Komisioni e bëri gjithashtu të qartë se edhe kompanitë do të kenë përgjegjesi nëse dozat shtesë administrohen pa miratimin e EMA-s. Ndonëse disa vende anëtare të bllokut kanë skema kompensimi që synojnë dëmshpërblimin e viktimave të mundshme jashtë gjykatave, kriteret për rimbursimet ndryshojnë shumë, thote REL.

Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 23:39
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:32
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39