Top Channel/ BE kërcënon Trump: Do taksohen gjigantët e teknologjisë, nëse…!
11/04/2025 19:53

Bashkimi Evropian paralajmëron taksa ndaj gjigantëve të teknologjisë amerikane, nëse dështojnë bisedimet me Presidentin Donald Trump për uljen e tarifave për mallrat evropiane. Ky është plani që po përgatit unioni, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila foli për një sërë kundërmasash ndaj Shteteve të Bashkuara. “Ne po zhvillojmë masa hakmarrëse, të cilat potencialisht përfshijnë taksimin e të ardhurave nga reklamat dixhitale të kompanive si Meta, Google dhe Facebook. Ka një gamë të gjerë kundërmasash, në rast se negociatat nuk janë të kënaqshme”, tha Von der Leyen. Bashkimi Evropian njoftoi një ditë më parë se do të ndalonte tarifat hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, menjëherë pasi Trump vendosi të pezullonte për një periudhë 90-ditore tarifat ndaj unionit dhe vendeve të tjera, përveç Kinës. Blloku i 27 vendeve ishte goditur nga tre grupe tarifash amerikane: tarifa 25% për çelikun dhe aluminin; Taksa 25% për makinat dhe 20% tarifë “reciproke” për të gjitha mallrat e tjera. Pavarësisht ndalimit të tarifës “reciproke”, Trump ende po vendos një tarifë prej 10% për dhjetëra partnerë tregtarë, përfshirë BE-në. Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian është i përkushtuar për negociata konstruktive me SHBA për heqjen e taksave.

Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42
Top News – SHBA në zgjedhjet e mesit të mandatit / ‘Referendum’ për Trump, ku pritet gara më e fortë
02/11 11:40
Top News – Na jepni Patriotët që ‘të kursejmë’ Rusinë! Zelenski ‘shantazhon’ SHBA, sulme në rafineri
02/11 11:24
Top News – ‘Lëshohen bomba bërthamore….’ / Paralajmërohen miliona njerëz, sulm masiv kibernetik
02/11 11:22
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38