Top Channel/ BE kërcënon Rusinë: me Gjermaninë kaloi vijat e kuqe
02/09/2026 22:48

Bashkimi Evropian dhe NATO paralajmëruan se Rusia po bëhet gjithnjë e më e pamatur dhe u zotuan të reagojnë ndaj atij, që ata e quajtën një “normalitet i ri”, pas sulmit të dështuar rus në aeroportin gjerman të Lepzigut. "Leipzig shënon një përshkallëzim të ri në tokën e Bashkimit Evropian, që i atribuohet drejtpërdrejt Rusisë", tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shtuar se "Ne duhet të ndërmarrim hapa dhe kjo do të thotë të jemi të gatshëm t'i përgjigjemi pamaturisë së Rusisë më shpejt dhe më mirë". I njëjtë ishte dhe qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili theksoi se e gjithë aleanca, përfshirë dhe SHBA-në, qëndron "në solidaritet të plotë me Gjermaninë". Gjithashtu, kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, foli për një "reagim të fortë" të unionit. “Gjermania ka bërë shumë, tha ajo, tani duhet të diskutojmë se çfarë mund të bëhet së bashku kundër Rusisë”. Edhe ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në një takim urgjent në Irlandë, dolën me qëndrimin e përbashkët në mbështetje të Gjermanisë, ndërsa shprehën qartë edhe mbështetjen për Ukrainën. Në takimin e ministrave u fol për një përgjigje ndaj incidenteve të shumta me dronë të muajve të fundit. “Po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së 1.600 rusëve, kompanive dhe organizatave të tjera në listën e sanksioneve”, thanë ministrat. Edhe Franca dhe Spanja folën për solidaritet me Gjermaninë, megjithatë ministri i Jashtëm i Spanjës kujtoi se Europa ka disa kufij, një thumbim i lehtë ky, pasi Spanja ndihet e braktisur nga partnerët evropianë në krizën e Theutës.

Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13