Top Channel/ BE: Kemi garanci për Zvërnecin Shqipëria respekton protestuesit
15/06/2026 22:33

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, komentoi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku vendi është përfshirë nga protestat kundër projektit në Zvërnec. Në një konferencë për shtyp, Komisionerja Kos tha se Komisioni Evropian ka marrë garanci nga Shqipëria se do të përmbushë standardet mjedisore të unionit. Kos vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin integrues, teksa u pyet nëse projekti luksoz mbi 1.4 miliardë euro, i lidhur me një kompani investimi ku është përfshirë Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump, mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit. “Shqipëria është një nga vendet kryesuese në procesin e zgjerimit dhe ka bërë përparim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit. Ky përparim është i vlefshëm, i njohur dhe duhet të mbrohet. Në një situatë si kjo, është e rëndësishme që të gjithë të veprojmë mbi bazën e fakteve. Komisioni Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, jo vetëm me kryeministrin Edi Rama. Kemi marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit do të respektohen”. Projektet në zonat e mbrojtura kanë shkaktuar protesta në vend, që vijojnë prej dy javësh. Komisionerja Kos theksoi se e drejta e protestës është një liri themelore në BE dhe në vendet kandidate, ndërsa procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në monitorim të vazhdueshëm dhe respektim të rregullave evropiane. “Sa i përket protestave, dua të shtoj se e dini sa i rëndësishëm është për ne e drejta për të protestuar. Ajo është një e drejtë themelore në Bashkimin Evropian dhe për të gjitha vendet aspirante. Jam e lumtur të shoh që kjo e drejtë respektohet në Shqipëri”. Komisionerja Marta Kos tha se, si në rastin e Pishë-Poros dhe Nartës, ashtu edhe për të gjitha projektet e tjera në zhillim në Shqipëri, për Bashkimin Evropian me rëndësi është përputhja e tyre me kuadrin ligjor.

Top News – Karriget u thyen, por jo ftesa për dialog, Rama: Dhunuesit do marrin përgjigje
21/10 09:34
Top Channel/ “Dialog”, Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Dhuna nuk justifikohet
21/10 09:11
Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40