Top Channel/ BE-ja propozon reformën e re: Ilaçe më të lira për të përballuar mungesat
26/04/2023 21:56

Bashkimi Europian paraqiti një reformë të legjislacionit që do t’i bëjë ilaçet farmaceutike më të lira, me qëllim parandalimin e mungesave të elementëve të nevojshëm. Komisionerja gjatë deklaratës së dhënë u shpreh se kompanitë do të duhet të njoftojnë mungesat e mundshme që të kenë plane për parandalimin e mungesës së ilaçeve. “Ne kemi parë gjatë dhjetë viteve të fundit se si raportet për mungesat e ilaçeve janë rritur me të vërtetë. Kompanitë do të duhet të njoftojnë më herët mungesat e mundshme. Ata do të kenë plane parandalimi të mungesës. Ne, natyrisht, po krijojmë për hera e parë që një listë e ilaçeve kritike të BE-së për të monitoruar disponueshmërinë e tyre”, u shpreh Stella Kyriakides – Komisionere e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore. Ndër të tjera shtoi se është e papranueshme që ndarja e ilaçeve nuk bëhet sipas nevojës, duke detyruar shumë vende të presin për një kohë të gjatë. “Ndërsa pacientët në vendet perëndimore dhe ato më të mëdha anëtare sot kanë akses në 90% të ilaçeve të miratuara rishtazi në pjesën lindore të BE dhe shtetet më të vogla anëtare, ky numër është deri në 10% dhe ka qytetarë të BE-së që duhet të presin diku nga katër muaj deri në më shumë se dy deri në tre vjet për këto ilaçe. Dhe kjo është vërtet e papranueshme”, tha ajo. Reforma më e madhe e këtij lloji në dy dekada u informua pjesërisht nga në Bruksel gjatë pandemisë Covid, në të cilat theksohej transparenca. Deri në fund të këtij viti, Brukseli planifikon të hartojë një listë të ilaçeve që janë të vështira për tu gjetur në treg. Bazuar në disa nga pikat e paraqitura, Komisioni Evropian synon të ulë koston e barnave, veçanërisht duke pasur më shumë ilaçe në treg. Një sfidë tjetër kryesore është rritja e numrit të antibiotikëve ekzistues, që çdo vit çon në 35 mijë vdekje në BE. Për shkak se antibiotikët duhet të merren në doza të moderuara dhe të përcaktuara, ato janë më pak fitimprurëse për kompanitë farmaceutike sesa ilaçet e suksesshme. Për të adresuar këtë problem, komisioni po shqyrton futjen e kuponëve të transferueshëm që do të lejonin kompani që vijnë me antibiotikë të rinj. Komisioni kërkon gjithashtu një proces miratimi më të lehtë për të nxjerrë ilaçe të reja në treg më shpejt, siç ndodhi me vaksinat Covid. Pamjet: AFP

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11