Bashkimi Europian i dha dritën jeshile paketës së 11-të të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, përmes së cilës zgjerohen disa kufizime të mëhershme dhe listës së masave të mëhershme i shtohen me dhjetëra entitete të reja. Përmes kësaj lëvizjeje, Brukseli po kërkon t`ua bëjë të pamundur vendeve dhe kompanive të tjera që t’i anashkalojnë sanksioneve e e vendosura më parë. Këtë radhë, blloku po kërkon të sigurohet që sanksionet e BE-së kundër Rusisë “të zbatohen edhe më mirë, bazuar në mësimet e nxjerra nga zbatimi i tyre gjatë vitit të kaluar”.