Bashkimi Europian ka reaguar me shqetësim ndaj një rikthimi të retorikave të cështjes së targave mes Kosovës e Serbisë. Prishtina zyrtare ankohet se marrëveshja për targat nuk po implementohet sic duhet. Një ditë më parë, ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi prerazi se nuk do të lejohet hyrja dhe qarkullimi i automjeteve me targa të paligjshme serbe KM, që janë riregjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar e pas kësaj date.