Top Channel/ BE-ja nuk e fal Serbinë: “Nuk shpëton kaq lehtë, mbështet sanksionet kundër Rusisë!
28/02/2022 17:59

Bashkimi Europian e ka ripërsëritur thirrjen ndaj të gjitha shteteve kandidate, përfshirë edhe Serbinë, që të përshtaten me vendimet e bllokut sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës. Zëdhënësja e Komisionit Europian për Çështje të Zgjerimit, Ana Pisonero, tha se “nga vendet kandidate, siç është Serbia” presin që “t’u bashkohen qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë”. Po kështu, edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se në rastin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, nga të gjitha vendet partnere dhe mike të bllokut evropian, presin që të mbështesin sanksionet. “Mendoj se kjo vlen për të gjithë miqtë, fqinjët dhe vendet partnere. Ne besojmë se jemi në moment historik dhe është koha që të merren hapa. Kërkojmë nga të gjithë që të aplikohen sanksione në mënyrë të koordinuar”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth qëndrimeve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Në mesin e shteteve që nuk kanë mbështetur sanksionet janë Serbia, Bjellorusia, por edhe Zvicra. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic u shpreh se vendi i tij mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës, por Beogradi nuk do të ndjekë shembullin e BE-së për të sanksionuar Moskën.

Top News – NATO të rikthejë lidhjet me Trump / Turqia e shqetësuar: Të përgatitemi për të ardhmen
13/04 15:37
Top News – Mision për ‘çlirimin’ e Hormuzit / 40 shtete bëhen bashkë, Franca e Britania në bisedime
13/04 15:21
Top News – ‘Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit’ / Irani kërcënon të hakmerret mbi portet e Gjirit
13/04 15:20
Top Channel/ Trump bëhet “Krishti Shpëtimtar”: Foto me AI pas sulmit ndaj Papës!
13/04 15:13
Top News – Rusia merr uraniumin e pasuruar iranian / Kremlini vetëofrohet ‘për hir’ të paqes
13/04 14:50
Top News – Marina amerikane kundër skafeve iraniane / Shpërthen lufta në Hormuz, ‘brenda disa orësh’
13/04 14:43
Top Channel/ Papa “i kthen reston” Trumpit: “S`të kam frikë, mesazhi im mbetet për paqen”!
13/04 14:42
Top News – Tërmeti zgjedhor në Hungari, valë tronditëse në Evropë, shuplakë për Putin e Trump
13/04 13:54
Top News – Do vazhdoj të flas kundër luftës! Papa Leoni i përgjigjet Trumpit: Po abuzon me ungjillin
13/04 13:45
Top News – 45 vjeçari që rrëzoi Orbanin / Kush është Peter Magyar, njeriu që i dha fund një ere
13/04 13:45
Top News -‘Bum’ shitjesh të makinave elektrike / Rritet interesi në Evropë pas krizës së karburantit
13/04 13:37
Top Channel/ Njeriu që rrëzoi Orbanin: Kush është Peter Magyar, aleati që u kthye “në armik”!
13/04 12:07
Top News – Merz, lideri më i papëlqyer në botë/ Trump i dhjeti nga fundi, ‘krah për krah’ me Erdogan
13/04 12:02
Top Channel/ Starmer i thotë sërish “JO” Trump, Londra kundër bllokadës në Hormuz
13/04 11:59
Top News- Thirrje për shkarkimin e Trumpit / Ish shefi i CIA-s: Amendamenti i 25-të u shkrua për të’
13/04 11:59
Top Channel/ Trump sulmon Papën amerikan: “Shumë i dobët në politikën e jashtme”!
13/04 11:58
Top News – Nafta kthehet mbi 100 dollarë / Do rritet edhe më shumë, bisedimet e paqes dështuan
13/04 11:46
Top News – Trump mbyll portet iraniane / Asnjë anije nuk hyn dhe nuk del, bllokadë e plotë
13/04 11:36
Top Channel/ Humbja e Orban, BE “merr frymë lirisht”: “Hungaria zgjodhi Europën”!
13/04 11:36
Top News – ‘Trump, më keq se Hitleri e Musolini’ / Kritikon ashpër Papa Leonin: Është i tmerrshëm
13/04 11:28