Bosnje Hercegovina është sërish në vëmendjen e Bashkimit Europian. Ministrat e jashtmë të bllokut janë duke diskutuar mënyrat sesi të parandalohet shpërbërja e mundshme e vendit ballkanik të ndarë etnikisht, pas kërcënimeve të Republikës Srpska për shkëputjen e këtij entiteti. "Retorika nacionaliste dhe separatiste po rritet në Bosnje-Hercegovinë dhe po rrezikon qëndrueshmërinë dhe madje tërësinë e vendit", deklaroi kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell në Bruksel.