Ashtu si Kanadaja, edhe Bashkimi Europian ka zgjedhur t`i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump për zgjerimin e tarifave ndaj bllokut. Brukseli tregoi se një nismë e tillë rrezikon të cojë drejt një lufte tregtare, e cila do të sillte për rrjedhojë dëme të mëdha ekonomike në të dyja anët e Atlantikut.