Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano nuk i ktheu Albin Kurtit përgjigjen që kryeministri i Kosovës dëshironte të dëgjonte për masat ndëshkuese të vendosura Kosovës nga blloku europian. Mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte një prej disa kushteve që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës, kujtoi Stano.