Top Channel/ BE hetim ‘antitrust’ Google-it, dyshohet se po abuzon me të dhënat e përdoruesve
09/12/2025 23:27

Bashkimi Evropian ka hapur një hetim ‘antitrust’ ndaj Google, pjesë e gjigantit amerikan Alphabet, për përdorimin e përmbajtjes online të botuesve dhe videove në YouTube për trajnimin e modeleve të tij të inteligjencës artificiale. Komisioni Evropian shprehu shqetësimin se Google mund të jetë duke përdorur përmbajtjen e botuesve për përmbledhjet e gjeneruara nga AI, të njohura si AI Overviews, pa ofruar kompensim të drejtë dhe pa u dhënë atyre mundësinë për të refuzuar. Të njëjtat shqetësime vlejnë edhe për përdorimin e videove të publikuara nga përdoruesit në platformën YouTube. Ky është hetimi i dytë ndaj Google brenda më pak se një muaji dhe pasqyron rritjen e shqetësimeve në BE mbi dominimin e kompanive të mëdha teknologjike në teknologjitë e reja, çka mund të përjashtojë konkurrentët nga tregu. Rasti mund të përshkallëzojë gjithashtu tensionet me Shtetet e Bashkuara, pasi ligjet evropiane të miratuara vitet e fundit janë kthyer në një pikë të ndjeshme në marrëdhëniet me Uashingtonin. “Google mund të jetë duke abuzuar me pozitën e tij dominuese si motor kërkimi, duke vendosur kushte të padrejta tregtare për botuesit, përmes përdorimit të përmbajtjes së tyre për të ofruar shërbimet e veta të bazuara në inteligjencën artificiale,” deklaroi komisionerja evropiane për konkurrencën, Teresa Ribera. Ajo theksoi se “një ekosistem i shëndetshëm informimi varet nga burimet që kanë botuesit për të prodhuar përmbajtje cilësore” dhe se BE “nuk do të lejojë që ‘portierët’ e tregut të diktojnë këto zgjedhje”.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10