Top Channel/ BE, hap drastik: Do ndalohen sistemet e AI që gjenerojnë foto të rreme me sfond intim!
07/05/2026 15:25

Bashkimi Europian pranon të ndalojë sistemet e inteligjencës artificiale që krijojnë foto të rreme nudo, në vazhdën e indinjatës globale që kanë shkaktuar imazhet jo konsensuale të prodhuara nga chatbot-i i Elon Musk, Grok. BE-ja vendosi sot një vijë të kuqe. Inteligjenca artificiale kurrë nuk duhet të përdoret për të turpëruar, shfrytëzuar apo rrezikuar njerëzit. Për herë të parë, legjislacioni i BE-së ndalon në mënyrë specifike aplikacione të përdorura për situata denigruese. Nisma pason polemikat e mëdha që ka ngjallur muajt e fundit një funksion i ri i Grok, i cili u lejonte përdoruesve të krijonin imazhe të rreme nudo të të rriturve dhe fëmijëve duke përdorur baza nga fotografi reale, pa miratimin e personave që shfaqeshin në foto. Pak ditë më parë edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni denoncoi publikisht fotografi të rreme gjoja intime të krijuara me inteligjencë artificiale, duke i cilësuar këto deepfake si një “mjet tejet të rrezikshëm”. Ndalimi i ri tani do të përfshihet në ndryshimet e rregullave gjithëpërfshirëse të BE-së mbi inteligjencën artificiale, të miratuara në vitin 2024. Modelet e AI-së kanë qenë nën një shqyrtim të kujdesshëm javët e fundit në bllokun europian, pasi zhvilluesi amerikan i inteligjencës Artificiale, Anthropic, kufizoi publikimin e Mythos, model për të cilin kompania vetë shqetësohet se mund të shërbejë si mundësi për hakerët. Tridhjetë deputetë nga grupe të ndryshme politike i bënë thirrje Brukselit të rishikojë rregullat e tij për sigurinë kibernetike në një letër drejtuar të hënën ekzekutivit të BE-së.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47