Top Channel/ BE, e përçarë për Ukrainën/ Britania do të dërgojnë trupa, Gjermania kundër
17/02/2025 22:58

Kryeministri britanik, Keir Starmer, foli pas takimit urgjent me liderët evropianë në Paris për çështjen e Ukrainës. Ai tha se nuk është në dilemë vetëm e ardhmja e Ukrainës, por është çështje ekzistenciale për Evropën në tërësi. “Ne duhet të njohim epokën e re në të cilën jemi dhe është koha që ne të marrim përgjegjësinë për sigurinë tonë, për kontinentin tonë”, ka deklaruar Starmer. Po ashtu, edhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri thirrje të hënën për unitet mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara sa i përket përgjegjësisë dhe garantimit të sigurisë për Ukrainën. “Nuk duhet të ketë ndasi për sigurinë dhe përgjegjësinë në mes të Evropës dhe SHBA-së”, ka thënë Scholz për gazetarët. “Me fjalë tjera, NATO-ja funksionon mbi faktin se ne veprojmë gjithmonë së bashku dhe ndajmë rrezikun, dhe kështu edhe garantojmë siguri. Kjo nuk duhet të vihet në pikëpyetje”, ka thënë mes tjerash Scholz. Në nisje të samitit, kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi gjithashtu se është i gatshëm të dërgojë forca paqeruajtëse në Ukrainë, nëse është e nevojshme, ide që u mbështet edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Por kancelari Scholz ka thënë se është krejtësisht kundër dërgimit të ushtarëve në Ukrainë pa përfshirjen amerikane. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tronditur Ukrainën dhe aleatët evropianë javën e kaluar, kur ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainën. Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë do të takohen të martën në Arabinë Saudite, ndërsa Zelensky ka paralajmëruar se çdo marrëveshje që do të njihet pa praninë e Ukrainës në bisedime, nuk do të njihet nga Ukraina.

Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09