Bashkimi Evropian është i gatshëm të organizojë takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi, kur të jenë kushtet e duhura. Kështu u shpreh zëdhënësi Peter Stano, i cili theksoi se në këtë fazë më e rëndësishme është ulja e tensioneve në veri. Nga Brukseli, Stano është përgjigjur për një takim të mundshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.