Siç edhe e paralajmëroi Top Channel dy ditë më parë Shqipëria shkon në Bruksel më 26 Maj për mbledhjen e radhës ndërqeveritare me Komisionin Europian dhe nisjen e mbylljes së kapitujve. Paraditen e kësaj të premteje është mbledhur grupi i punës CEOLA nga ku të gjitha vendet anëtare të BE-s kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar miratimin e IBARS.