Top Channel/ BE dhe Kina me sytë nga Trump! Zbulohen qëndrimet e superfuqive
21/01/2025 20:43

Udhëheqësit e Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Kinës mbrojtën me radhë bashkëpunimin global në samitin e Davosit ndërsa hija e luftërave të reja tregtare po afrohet pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Vetë Trump do flasë online në këtë forum. Në fjalimet e tyre, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, zëvendëskryeministri kinez Ding Xuexiang dhe kancelari gjerman Olaf Scholz ofruan vizione të botës që janë të kundërta me ato të Trumpit të vetëshpallur që e do tarifën. “Proteksionizmi nuk të çon askund dhe nuk ka fitues në një luftë tregtare,” tha Ding, pa përmendur drejtpërdrejt Trumpin. Trump kërcënoi njw ditw mw parw se do të vendosë tarifa nëse Pekini refuzon propozimin për të shitur aplikacionin TikTok. Pekini, po merr një qasje të kujdesshme ndaj Trump, tha pas kërcënimit të TikTok se shpresonte që Shtetet e Bashkuara të siguronin një mjedis të drejtë biznesi për firmat kineze. Ndërkohë, von der Leyen mori një ton pajtues, duke thënë se “përparësia e parë e BE-së do të jetë angazhimi i hershëm, diskutimi i interesave të përbashkëta dhe gatishmëria për të negociuar” me Trump. Ne do të jemi pragmatikë, por do të qëndrojmë gjithmonë pranë parimeve tona, për të mbrojtur interesat tona dhe për të mbështetur vlerat tona”, tha ajo duke shtuar se Evropa “duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive me Kinën – për të gjetur zgjidhje në interesin e ndërsjellë pavarësisht nga përshkallëzimi i tensioneve tregtare midis të dyjave. Brukseli provokoi zemërimin e Pekinit me hetimet që synojnë subvencionet shtetërore në sektorin e teknologjisë së gjelbër, si dhe vendosjen e tarifave për makinat elektrike kineze. Në një referencë të fshehtë ndaj masave të Bashkimit Evropian, Ding paralajmëroi kundër “ngritjes së barrierave të gjelbra që mund të prishin bashkëpunimin normal ekonomik dhe tregtar”.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30