Pas diskutimesh të gjata, liderët e Bashkimit Europian u pajtuan me planin që parashikon bllokimin e më shumë se dy të tretave të importeve të naftës ruse. Por pas kundërshtisë së ashpër të Hungarisë, u vendos që tani për tani, embargoja të prekë vetëm dërgesat nga deti e jo naftën në tubacione. E mjaftueshme kjo, sipas shefit të Këshillit Europian, Charles Michel, për t`i ndërprerë një burim shumë të madh financimi makinerisë ruse të luftës.