Pas ndërhyrjeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe me sulme ndaj rebelëve Huthi në Jemen, BE-ja gjithashtu po kërkon të bëhet pjesë active e zgjidhjes së krizës së re, të lidhur me konfliktin në Rripin e Gazës por që i kapërcen kufijtë e Izraelit dhe zonave palestineze. Bashkimi Europian kërkon të krijojë një mision të marinës për të mbrojtur anijet - dhe interesat tregtare europiane, në Detin e Kuq, një zonë kjo me rëndësi të madhe strategjike për bllokun.