BE-ja ra dakord t`i ofrojnë Ukrainë një kredi bujare pa interes prej 90 miliardë eurosh. Për kancelargin gjerman Friedrich Merz këto fonde janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat ushtarake dhe buxhetore për dy vitet e ardhshme, deklaroi Merz, që foli për një sukses të madh edhe pse nuk pati sakaq një ujdi për përdorimin e aseteve ruse.