Top Channel/ BE, 200 milionë euro për integrimin, Marta Kos: Përfitojnë Mali i Zi dhe Shqipëria
11/05/2026 19:56

Shqipëria do të përfitojë një tjetër fond nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes. Bëhet fjalë për fondin prej 200 milionë eurosh, që unioni do të shpërndajë ditët në vijim për Shqipërinë dhe Malin e Zi, dy vendet që kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade. Lajmi u bë i ditur nga komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, para takimit në Bruksel mes ministrave të Jashtëm të 27 vendeve anëtare të unionit dhe homologëve të tyre në gjashtë vendet e rajonit. “Kam një mesazh shumë të qartë: ka një vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Zgjerimi është përparësi për Bashkimin Evropian dhe nëse kandidatët tanë arrijnë rezultate, atëherë edhe ne duhet të përmbushim detyrat tona. Në planin e rritjes, zbatimi po ecën mirë dhe ditët në vijim do të shpërndajmë rreth 200 milionë euro për Malin e Zi dhe Shqipërinë”, u shpreh Kos. Plani i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, në vlerën e 6 miliardë eurove, synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të unionit me gjashtë vendet e rajonit. Aktualisht, Komisioni Europian ka ngrirë fondet për Serbinë, për shkak të ligjeve kontestuese për drejtësinë. Duke folur nga Brukseli, komisionerja Kos tha se shteti nuk ka marrë fonde evropiane që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë.

Top News – ‘Do ta paguani shtrenjtë’, Rama paralajmëron ‘himnizuesit e dhunës’ në protestë
24/10 12:39
Top News – PD ka thirrur protestë, Berisha shmang pyetjen për pjesëmarrje në të
24/10 12:19
Top Channel/ Rama: Protestuesit i dëgjova 4 muaj poshtë zyrës sime, vetëm sharje dhe ofendime
24/10 12:12
Top Channel/ Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon listën:Organizata kriminale e Edi Ramës
23/10 13:32
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën: Dhuna ndaj studentëve nuk do tolerohet, nesër do…
23/10 13:07
Top Channel/ 6 demokratë, 60 ditë jashtë Kuvendit/ ‘Etika’ i përjashton pas tensioneve në Parlament
23/10 12:16
Top Channel/ Rama rivendos gurët e dialogut, përsërit ftesën për bisedime, paralajmëron masa penale
23/10 12:11
Top Channel/ Rama akuzon PD për dhunën: Përshkallëzimi u përgatit prej muajsh, PD mori autorësinë
23/10 12:10
Top Channel/ Etika shqyrton kërkesën për përjashtimin e deputetëve të PD, kalimi drejt zyrës me…
23/10 11:27
Top Channel/ “Zero lidhje me universitetin”/ Rama publikon listën e të arrestuarve në protestë, me…
23/10 11:25
Top Channel/Protesta/ ‘Glasa mbi tortë është Partia demokratike’, Rama: PD mori përsipër dhunën tek…
23/10 11:09
Top Channel/ ‘Mjetet shpërthyese dhe luftarake janë në duart e policisë’, Rama për Protestën: Antifa
23/10 11:09
Top Channel/ Rama vendos fletët me thirrjet për dialog: I gatshëm të takohem në çdo vend
23/10 10:11
Top News- Gara për kreun e OKB-së! Rama mbështet Lana Nusseibeh- Kandidaturë shprese!
22/10 22:06
Top News – Kërkesa e PS për deputetët demokratë. Bardhi: Akt i rëndë agresioni politik ndaj opozitës
22/10 18:26
Top News – Prag-grushtash në Kuvend. Seancë e tensionuar, PD e PS përplasen për studentët
22/10 16:32
Top Channel/ Samiti i Berlinit/ Rama: I vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë, i lumtur…
22/10 14:52
Top Channel/ Nga teoritë konspirative, te dhunimi i Ramës në 97-ën, çfarë shikonte Berisha në iPad
22/10 14:51
Top Channel/ Deputetët e PD shkaktojnë kaos në Kuvend, Berisha “dirigjon” nga vendi
22/10 14:50
Top Channel/ ‘Refuzojmë shantazhin ndaj prindërve’, Këllici në Kuvend: Mbështesim protestën dhe…
22/10 14:14