Komisioni Evropian propozoi të martën një paketë të 18-të sanksionesh kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, që synon të ardhurat e Moskës nga energjia, bankat e saj dhe industrinë e saj ushtarake. Paketa e re propozon ndalimin e transaksioneve me tubacionet e gazit Nord Stream të Rusisë, si dhe bankat që angazhohen në anashkalimin e sanksioneve. "Qëllimi i Rusisë nuk është paqja, është të imponojë sundimin e fuqisë... forca është e vetmja gjuhë që Rusia do ta kuptojë”, ka thënë presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp.