Top Channel/ BBC: Rojet bregdetare hodhën emigrantët nga anija drejt vdekjes!
17/06/2024 11:12

Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, pohojnë dëshmitarë, të cilët flasin edhe për të paktën 9 klandestinë të hedhur qëllimisht në ujë. Të nëntë janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke, ose të nxjerrë përsëri në det pasi kishin mbërritur në ishujt grekë, thotë BBC. Vetë roja bregdetare greke i kundërshtoi mem forcë të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme. “Kemi treguar pamjet e 12 personave që hipnin në një varkë të rojes bregdetare greke dhe më pas braktiseshin në një gomone tek një ish-oficer i lartë i rojes bregdetare greke. Kur u ngrit nga karrigia e tij dhe me mikrofonin ende të ndezur, ai tha se ishte "qartësisht i paligjshëm" dhe "një krim ndërkombëtar", thote BBC. Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara - duke i shtyrë njerëzit të ktheheshin drejt Turqisë, prej nga ku kishin kaluar, cka është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Por kjo është hera e parë që BBC llogarit numrin e incidenteve gjatë të cilave pretendohet se vdekjet kanë ardhur si pasojë e veprimeve të rojeve bregdetare greke. 15 incidentet që analizoi ekipi i gjigandit mediatic anglez nga maji i 2020 deri në maj 2023 - rezultuan në 43 vdekje. Burimet fillestare ishin kryesisht mediat lokale, OJQ-të dhe roja bregdetare turke. Verifikimi i llogarive të tilla është jashtëzakonisht i vështirë - dëshmitarët shpesh zhduken, ose janë shumë të frikësuar për të folur. Megjithatë, thoë BBC në dokumentarin me titull: “Qetësi varri, vrasje në Mesdhe”, thekson se në katër nga këto raste ka qenë në gjendje të verifikojë rrëfimet duke folur me dëshmitarë okularë. Në pesë nga incidentet, emigrantët pohuan se ishin hedhur direkt në det nga autoritetet greke. Në disa incidente të tjera, emigrantët thanë se ishin futur në gomone pa motorë, të cilët më pas u shfrynë, ose dukej se ishin shpuar më parë.

Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50