Njerëzit me tension të lartë gjaku që marrin vazhdimisht paracetamol, mund të jenë duke i shtuar vetes rrezikun e atakut në zemër dhe hemoragjisë cerebrale. Mjekët që lëshojnë recetat, duhet të mendojnë për rreziqet dhe përfitimet për pacientët që e marrin këtë mjekim për disa muaj me radhë, thonë studiuesit e Universitetit të Edinburgut.