BBC ka vendosur të anulloje regjistrimin e një interviste me ish-kryeministrin britanik, Boris Johnson në lidhje me librin me kujtime të shkruar prej tij që pritet të botohet në 10 tetor, pasi gabimisht, ish-editorja politike e BBC, e cila do e intervistonte i kishte derguar Johnson, pyetjet dhe disa shënime për këtë intervistë, e cila do transmetohej këtë të enjte. Ky vendim lidhet me parimet editoriale të gjigandit mediatik britanik për paanësinë dhe objektivitetin. Nga Londra njofton korrespondenti i Top-Channel, Arben Manaj