BBC po përgatitet t’i kërkojë falje publike presidentit amerikan Donald Trump për të shmangur kërcënimin e tij me një padi prej 1 miliard dollarësh. Transmetuesi publik britanik pranoi se kishte redaktuar fjalimin e Trump duke lënë përshtypjen se presidenti para trazirave në Kapitol kishte bërë thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme.