Top Channel/ BB ul pritshmërinë për Shqipërinë/ Nga 5,1% zbret në 4.4 për qind rritjen ekonomike
09/06/2021 19:46

Banka Botërore ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2021. Në raportin e fundit të perspektivës ekonomike globale, institucioni financiar ndërkombëtar është treguar më konservator duke parashikuar një rritje ekonomike prej 4.4% për këtë vit, nga 5.1% që parashikonte në fillim të janarit. Me ulje prej 0.7% është rishikuar edhe vlerësimi për vitin e ardhshëm nga banka botërore, e cila prêt që ekonomia e vendit të rritet me 3.7%, teksa për vitin që lamë pas vlerësimet përfundimtare të saj flasin për një rënie ekonomike prej -3.3%, shumë poshtë vlerësimit fillestar të saj tejet pesimist prej -7.5%. Ekonomia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi në rajon vlerëson raporti do të vazhdojnë të ndjejnë goditjen e pandemisë për shkak të varësisë së tyre të lartë nga turizmi, pasi masat kufizuese mund të pengojnë edhe në vijim ardhjen e turistëve të huaj dhe zhvillimin e sektorit me peshë të konsiderueshme në ekonominë e dy vendeve. Në periudhën afatmesme thuhet në raport, ekonomitë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të nxiten nga përshpejtimi i reformave strukturore të ndërmarra në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian në rast se procesi nuk shtyhet më tej në kohë. Ndër vendet e rajonit, këtë vit rritjen më të madhe ekonomike sipas Bankës Botërore pritet ta ketë Mali i Zi prej 7.1%, pas goditjes së madhe që mori vitin e kaluar me rënien më të thellë në Ballkanin Perëndimor, ndjekur nga Serbia me 5%. Vlerësimet e Bankës Botërore për ecurinë e ekonomisë shqiptare janë ndjeshëm më të ulëta se pritshmërinë optimiste të qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë që parashikojnë përkatësisht një rritje ekonomike në 5.5% dhe 5.3% për këtë vit.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14