Top Channel/Baza e SHBA-së në Kosovë, eksperti: “S`do guxojnë më të ngrenë pretendime territoriale”!
26/10/2021 16:43

Njohës të cështjeve të sigurisë konsiderojnë se një bazë e përhershme ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Kosovës pohoi së fundi se i ka ofruar Shteteve të Bashkuara mundësinë të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend. Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj e paraqiti gjatë viziëtës së tij në Washington. Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, tha për REF se një bazë e përhershme ushtarake flet shumë për avancimin e raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe zgjidhjen e sfidave të shumta që janë në Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë, që nga viti 1999 ekziston kampi ushtarak amerikan i Bondsteelit në Ferizaj. Dallimi mes këtij kampi dhe një bazë të përhershme ushtarake megjtihatë është se kjo e fundit, përbën një mesazh shumë më të qartë për ata “që pretendojnë të marrin territore të cilat nuk u takojnë”. “Një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-ve në Kosovë do të shuante aspiratat e atyre që kanë pretendime territoriale ndaj Kosovës si dhe do të hapte rrugë për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”, thote ai, ndërsa shtoi se në këtë mënyrë do të avancohet bashkëpunimi ushtarak në fushën e sigurisë mes dy vendeve si dhe do të ndihmohet zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po kalon procesin e transformimit në ushtri.

Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39