Top Channel/ “Bayesian” del pas 10 muajsh/ Nxirret nga uji jahti ku humbi jetën miliarderi Lynch
20/06/2025 22:39

Dhjetë muaj pas tragjedisë detare që tronditi ujërat e Sicilisë, jahti luksoz “Bayesian” është nxjerrë më në fund në sipërfaqe. Pas një operacioni të gjatë dhe teknikisht kompleks, i udhëhequr nga një kompani britanike, anija u ngrit nga një thellësi prej 49 metrash në ujërat pranë Portiçelos, ku ishte fundosur më 19 gusht 2024. Operacioni i rikuperimit, i mbështetur nga vinçat gjigantë është zhvilluar gjatë tri ditëve të fundit, duke e ngritur trupin e anijes në një pozicion vertikal. Kjo ka lejuar për herë të parë qasje në anën e djathtë të saj, e cila deri më tani kishte qenë e mbështetur drejtpërdrejt mbi shtratin detar dhe e paarritshme për ekipet teknike. Sipas njoftimit të Autoritetit Portual, operacionet përfundimtare për rikuperimin total të anijes do të zhvillohen të shtunën, duke nisur që në agim. Në këtë fazë do të kryhet zbrazja e plotë e rrënojave dhe përgatitja për transportin drejt portit. Ndërkohë, hetimet për shkaqet e mbytjes së anijes vijojnë. Një raport paraprak britanik zbuloi se marinari në roje, në momentin kritik, kishte preferuar të postonte një video në rrjetet sociale në vend që të ngrinte alarmin për ndihmë. Fundosja e “Bayesian” në brigjet e Porticello, pranë Palermos, shkaktoi vdekjen e 7 personave. Midis tyre ishin miliarderi britanik Mike Lynch dhe vajza e tij Hannah, së bashku me pasagjerë të tjerë.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54