Top Channel sjell pamjet e masakrës në festivalin ku u vranë qindra të rinj nga Hamasi. Mbi 260 trupa mendohet janë hequr nga vendi i një festivali muzikor në jug të Izraelit, i cili u sulmua nga forca të Hamasit më 7 tetor. Na pamjet e siguruara nga Top Channel, në zonë janë dhjetëra makina bashkë me sendet personale të personave që kanë qenë pjesë e festivalit në Re’im.