Pas përplasjes Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ka nisur një “sprint i vërtetë diplomatik" anglez në përpjekje për të shmangur kolapsin e përkrahjes për Ukrainën dhe një përçarje të pariparueshme në marrëdhëniet mes Amerikës dhe Europës. Keir Starmer, shkruan Corriere della Sera, duket se do të përpiqet të bashkojë copat e mbetura nga përballja katastrofike në Shtëpinë e Bardhë.