130 deputetë shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë mbajtën seancë të përbashkët në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Të udhëhequr nga kryeparlamentarët Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca seanca nisi me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës e atë kombëtar. Udhëheqësit e parlamenteve bënë thirrje për bashkëpunim në rrugën e evropiane.