Tirana ka mirëpritur konferencën rajonale që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor rreth një vizioni të përbashkët: transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian. I pranishëm në këtë takim ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u ndal te hapja e grupkapitujve për anëtarësimin në BE dhe futja në fazën e mbylljes së negociatave.