Top Channel/ Bashkimi Europian: Hetimi i Ballukut, hap përpara
18/11/2025 23:31

Komisionerja për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, e konsideron një hap përpara faktin që institucionet në Shqipëri po hetojnë raste korrupsioni në nivelet më të larta. Në një intervistë për “DW”, ajo u ndal edhe te hetimi për zv.kryeministren Belinda Balluku, duke theksuar se rëndësi ka që këto raste zbulohen nga vetë strukturat vendase. “Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas”. Komisionerja vuri theksin te puna e SPAK, duke përmendur disa çështje të fundit që sipas saj tregojnë se kjo strukturë është efektive. “Kjo tregon se edhe ne kemi bërë një punë të mirë në procesin e pranimit. Lufta kundër korrupsionit është pjesë e kapitujve ‘Themelorë’, ndaj vendet kandidate duhet të ndërmarrin reforma të thella” Duke folur për procesin e negociatave, komisionerja kujtoi se Shqipëria i ka hapur të gjithë grup-kapitujt, por sipas saj puna më e vështirë sapo ka filluar. “Duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli dhe të përmbushen kriteret ndërmjetëse”, tha ajo.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27