Top Channel/ Bashkia e Tiranës pa kokë, kryetari në qeli, Ristani pa kompetenca dhe asnjë pasues
29/08/2026 12:25

Bashkia e Tiranës ka juridikisht kryetar Erion Veliajn, por praktikisht ka mbetur pa një drejtues të identifikuar të administratës. Veliaj ndodhet në qeli, ndërsa Anuela Ristanit i janë hequr kompetencat me të cilat drejtonte Bashkinë prej shkurtit të vitit 2025. Urdhri i dhënë nga Veliaj hyn në fuqi menjëherë, por nuk cakton askënd në vendin e saj. Erion Veliaj është kryetar në letër, por ndodhet në qeli ne pamundesi per te drejtuar efektivisht administraten e bashkise me te madhe ne vend. Për pasojë, Bashkia e Tiranës ka mbetur pa një kokë të përcaktuar për drejtimin e puneve te përditshëme. Dokumenti i firmosur nga Veliaj shfuqizon urdhrin e 14 shkurtit te vitit 2025 firmosur prej tij dhe përcakton se Ristani nuk ushtron më kompetencat e deleguara të kryetarit. Kjo do të thotë se drejtorët dhe strukturat e Bashkisë mund të vazhdojnë punën dhe të firmosin vetëm brenda kompetencave që kanë vetë ose që u janë deleguar më parë. Ndërsa aktet që kërkojnë autoritetin e kryetarit mund të firmosen nga Veliaj ose nga një person i autorizuar prej tij me një delegim të vlefshëm. Por urdhri i fundit nuk identifikon një person të tillë. Nuk tregon kush koordinon drejtorët, kujt i raportojnë ata dhe kush merr vendimet që deri tani kalonin përmes Ristanit. Ligjërisht, përgjegjësia për drejtimin e organit ekzekutiv vazhdon t’i përkasë kryetarit të zgjedhur, Erion Veliajt, por nga burgu ai nuk ka mundesi te qartesoje zinxhirin komandës mbetet i paqartë. Duke ngritur nje pikepyetje serioze se kush e qeveris sot Tiranen. Raportohet se Veliaj shkarkoi Anuela Ristanin. Por dokumenti firmosur prej tij nuk e shkarkon shprehimisht nga posti i nënkryetares. Ai e largon nga drejtimi i komanduar i Bashkisë, duke i hequr kompetencat e kryetarit. Bashkia e Tiranës, sipas vendimit të gjykatës kushtetuese e ka një kryetar dhe ai është erion veliaj, por ai ndodhet në paraburgim dhe de fakto bashkia nuk e ka mbi kokë të zgjedhurin me votë që ka përgjegjësinë t’i japë përgjigje punëve të përditshme të këtij institucioni. Bashkia e Tiranës është më e madhja në vend, duke e bërë në këtë mënyrë situatën shumë të vështirë në një kohë që egziston ajo që mund të quhet ushtria e administyratës bashkiake por asnjë prej tyre nuk ka përgjëgjësinë ligjore që të jep zgjedhja me votë për të komanduar dhe drejtuar punët e përditshme të bashkisë.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19