Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm në Bashkinë e Fierit. Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse. Sot drejtuesja politike e Qarkut te Fierit dhe njëherazi zv-kryeministrja, Belinda Balluku, pritet të prezantojë katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë së Fierit.