Patitë politike në Kosovë, të dielën para mesnatës kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e tyre garuese për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Nga ajo që është parë, Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti e madhe që ka lidhur koalicion me tri parti të tjera të vogla, partinë GUXO, Alternativa dhe PSHDK.