Top Channel/ Bashkëpunëtori i Zelenskyt arratiset nga Ukraina pas skandalit 100 milionë dollarësh
11/11/2025 21:39

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) ka hapur një hetim ndaj Timur Midych, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Volodymyr Zelensky, lidhur me një çështje korrupsioni prej 100 milionë dollarësh në sektorin e energjisë. Sipas autoriteteve, hetimi përfshin kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore “Energoatom”, e dyshuar për marrje ryshfeti në masën 10–15% nga kontraktorët privatë. Deri më tani, shtatë persona janë vënë nën hetim. NABU ka kryer bastisje në banesën dhe zyrat e Midych, por sipas raportimeve, ai kishte lënë vendin pak para nisjes së operacionit më 10 nëntor. Midych, një ish-partner biznesi dhe bashkëpronar i kompanisë së themeluar nga vetë Zelensky, dyshohet se ka përfituar nga lidhjet me pushtetin për kontrata në sektorët e energjisë dhe mbrojtjes, përfshirë kompani të prodhimit të dronëve. Mediat ukrainase e përshkruajnë atë si një “oligark de facto” me ndikim të madh ekonomik dhe politik. Çështja ka shkaktuar reagime të forta politike, veçanërisht nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për mungesë transparence dhe keqpërdorim të pushtetit në një moment të ndjeshëm për vendin, që prej tre vitesh është në luftë me Rusinë. Kjo është hera e dytë që emri i presidentit Zelensky përmendet në kontekste të ndjeshme korrupsioni. Më herët gjatë vitit 2025, ai ishte kritikuar për përpjekjen për ta vendosur NABU-në nën kontroll të drejtpërdrejtë qeveritar, përmes një projektligji që u tërhoq pas protestave të para antiqeveritare që nga nisja e luftës. Hetimet vazhdojnë, ndërsa NABU ka konfirmuar se po bashkëpunon me partnerë ndërkombëtarë për të zbardhur rrjetin e korrupsionit që përfshin sektorë strategjikë të ekonomisë ukrainase.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB