Top Channel/ ”Bashkë për Shqipërinë”, SHBA e BE: Avancimi i saj, celësi i stabilitetit europian!
10/07/2022 09:16

Avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. “Në këtë moment kritik të historisë evropiane, i shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian”, nënvizohet në dokument. Në deklaratë thuhet se BE dhe SHBA mirëpresin një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok”. “Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historic”, theksohet më tej. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara shprehen të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor, duke i mëshuar idesë se “Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”.

Edicioni Informativ, 8 Nëntor 2026, Ora 19:30
08/11 20:07
Episodi i plotë: E Diell 8 Nëntor 2026 Entertainment Show
08/11 19:31
Gjobat ndaj protestuesve, “lufta” Rama – Veliaj, Cako: Ç’fshihet pas emrit të Arbër Hajdarit për PS?
08/11 19:30
Doktori që nuk njihni krijon muzikë që shëron shpirtin! Erditi surprizon live Grida Dumën me Hang
08/11 19:00
“Dy fëmijët më kanë ndërruar jetë!”, Sara shpërthen në lot nga historia rrëqethëse e nënës gjakovare
08/11 18:30
Loreta Berhami zbulon gjithçka, partneri Argjentinas, tradita familjare dhe jeta në Zvicër – Galeri
08/11 17:30
Klodi dedikim dashurie pëlqimit të ri? Nevina zbulon se kur lind bebi! Sociologu zë ngushtë Ervinin
08/11 16:30
Edicioni Informativ, 8 Nëntor 2026, Ora 15:00
08/11 15:19
Gurra Popullore – Bashkia Mat, këngë dhe valle që mbajnë gjallë traditën – “E Diell”
08/11 14:45
Edicioni Informativ, 8 Nëntor 2026, Ora 12:00
08/11 12:40
Edicioni Informativ, 8 Nëntor 2026, Ora 00:00
08/11 09:48
Episodi i plotë- Goca dhe Gra, 7 nentor 2026
08/11 00:08
Protestë e tensionuar në Tiranë, përplasje trup më trup me policinë, ujë dhe gaz, turma shpërndahet!
07/11 21:24
Babai i Skënderbeut… E vërteta e madhe.
07/11 21:00
Edicioni Informativ, 7 Nëntor 2026, Ora 19:30
07/11 20:27
‘Më kishin bërë magji” vuajtjet e teologut Miron Çako dhe ëndrra e aktorit Anxhelo Shkreli
07/11 19:21
Bullizmi online në alarm! Të rinjtë rrëfejnë sulmet dhe përjetimet që nuk i kishin treguar kurrë
07/11 17:55
Nuk i ndjeni, por ju dëmtojnë zemrën! Kardiologu ngre alarmin -Hipokrati
07/11 16:40
Edicioni Informativ, 7 Nëntor 2026, Ora 15:00
07/11 15:41
A po na kontrollon informacioni? Konspiracionet, kriza e librit dhe pushteti përmes artit – Artkand
07/11 15:00