Avancimi i rrufeshëm i rebelëve xhihadistë në Siri vazhdon dhe regjimi i Bashar al Asadit duket se po dobësohet gjithmonë e më shumë. Pasi kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të rajonit të Deraas e kanë mbërritur në qytetin e Homsit, forcat islamike proturke duket se tani po synojnë kryeqytetin e vendit, Damask.