Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës ka zbuluar pse u tërhoq nga kryesimi i të djathtës dhe arsyet e rikthimit në politikën aktive. Gjatë një takimi me të rinjtë e Shkodrës, Basha theksoi se u tërhoq para një viti për t’i dhënë shansin një paqëtimi, dhe se priste që hapi i tij do të ndiqej edhe nga Sali Berisha me qëllim që të fitonin demokratët.