Sali Berisha rrezikon përjashtimin nga Partia Demokratike nese ai nuk heq dore nga levizja e tij për të mbajtur një Kuvend paralel qe bie ndesh me vendimin e Kryesisë së partisë. Në një intervistë për Top Channel kryedemokrati Lulzim Basha paralajmeron se do të zbatojë do masë qe parashikon neni 27 i Statutit për këdo që dëmton interesat elektorale apo politike te partise. Ky mesazh i kryetarit te Partisë Demokratike duket si një paralajmerim edhe ndaj deputeteve te cilët po mbështesin Berishën per mbledhjen e nje Kuvendi me 11 dhjetor.