Top Channel/ Basha në fushatë me Kryemadhin! Marrin pjesë në takimin e opozitës në Kombinat
19/04/2021 15:23

Në javën e fundit të fushatës elektorale për herë të parë Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha u shfaqën krah njeri- tjetrit në Kombinat për të shuar çdo aludim se pas 25 Prillit mund të ketë një qeveri PS-PD. “Me siguri ju ka rënë në sy edhe ju që edhe Edi Rama e ka kuptuar, e ka mësuar tani që me 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton dhe dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes që do të formojmë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Koalicioni për ndryshim do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit, një qeverisje të shpresës, një qeverisje e cila do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë, duke hapur brenda 100 ditëve të para negociatat”, tha Basha. Edi Rama e ka shprehur publikisht dëshirën për të bashkëpunuar sërish me Lulzim Bashën, por Monika Kryemadhi beson se ftesat e kryesocialistit nuk lëkundin koalicionin mes dy partive më të mëdha të opozitës. “Jemi të dy bashkë edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi asnjë moment, Unë nuk është se jam shqetësuar por në fakt sot e kamë kuptuar tmerrin e madh të Edi Ramës. Deklarata e e Presidentit të Serbisë tregonte hallin e madh të Edi Ramës sepse çfarë shikon ai? Shikon te Lulzim Basha, shikon te Monika Kryemadhi, shikon te çdo demokratë, te çdo LSI-stë, te çdo socialistë i ndershëm që do të votoj në 25 prill kundër Edi Ramës dhe Rilindjes dhe pro erës së ndryshimit”, deklaroi Kryemadhi. Kjo ishte ishte dalja e parë e dy drejtuesve te opozitës, pas ftesave publike te kryeministrit në adresë të kryedemokratit. Fushata elektorale ka ndarë fizikisht drejtuesit e opozitës, të cilët janë angazhuar në terren për të mbledhur vota për vete . Lulzim Basha krahas fushatës brenda vendit, është i angazhuar edhe me lobim përtej kufijve. Sot ishte radha Partisë Konservatore Britanike, me përfaqësuesit e të cilëve zhvilloi një video konferencë.

Top Channel/ Daja i Shabanit sfidon KQZ/ Vazhdon përplasja me Lapajn për mandatin e deputetit
28/07 23:22
Top Channel/ SPAK mbyll hetimet për Metën, çështja drejt gjyqtarit paraprak për 5 të akuzuar
28/07 19:45
Top Channel/ “Departament inovacioni në çdo kompani me mbi 100 punonjës”, ja urdhri i Ramës
28/07 15:26
Top Channel/ “Foltore 2” nuk shqetëson Berishën: Partia të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat
28/07 15:18
Top Channel/ KQZ “emëron” 44 deputetë! Shpërndahen mandatet e kandidatëve fitues në tre qarqe
28/07 15:16
Top Channel/ Lista e zezë për ndërtuesit! Rama: Ata që s’respektojnë rregullat, pamundësi për leje
28/07 15:13
Top Channel/“Foltore 2” pas humbjes në 11 Maj, Berisha:Ata që nuk i cilësojnë zgjedhjet farsë, kanë…
28/07 14:45
Top News- Lapaj kundërshton Celibashin/ Ankimon në KAS mandatin e dhënë për kushërirën e tij
28/07 12:51
Top Channel/ Ndahen mandatet e deputetëve pasi përfundoi rinumërimi dhe shqyrtimi i ankesave
28/07 12:45
Top News- PD fajëson Ramën për zjarret/ ‘Me të në pushtet kështu do të jetë çdo verë’
26/07 21:56
Top Channel/ Paralajmërimi i Xhaferajt për PD: Berisha është kthyer në një monument kulture që…
26/07 21:08
Top Channel/ “Do të nisë Foltore 2”, Ferdinand Xhaferaj lajmëron lëvizjen për reformimin e PD-së
26/07 19:49
Top Channel/ “Do lirohet çdo hapësirë e zaptuar”, Rama publikon video: Populli…
26/07 19:48
Top News – PD kundër-Vendim politik. Rritja e çmimeve të referencës rrit taksën e pronës
26/07 14:17
Top Channel/ Rotacion në PD? Alimehmeti: Partia të nisë reflektimin në bazë të performancës
25/07 20:32
Top Channel/ Neni Basha? Alimehmeti: Unë jam pajtuar me këtë situatë, kryetari po të dojë mund…
25/07 20:13
Top Channel/ A duhen zgjedhje për lidership? Alimehmeti: Hapja e PD ka qenë një premtim i Berishës…
25/07 20:10
Top Channel/ Dosja “Buka”, Ahmetaj kalon për gjykim, do të gjykohet në mungesë
25/07 20:06
Top Channel/ Alimehmeti: Koha për rotacion në PD. Berisha kryetar, por të nisë reflektimi
25/07 20:06
Top Channel/ Jeni i keqardhur që nuk do të jeni në Parlament? Alimehmeti: Ky sistem bën të mundur…
25/07 20:04