Lulzim Basha e ka kapërcyer jo pak herë pragun e prokurorisë, por kësaj radhe i duhej të dëshmonte për ndodhitë në partinë që ai drejton prej tre mandatesh. Kryedemokrati rrëfeu për gati dy orë se në tetë janar mbledhja e demokratëve që po mbahen në seli u ndërpre për shkak të sulmeve nga jashtë godinës. Burimet tregojnë se Basha ka nënvizuar se nuk e njoftoi i policinë për të ndërhyrë. Ndërsa ka hedhur poshtë akuzat për prani personash të dyshimtë në godinën blu. Me insistimin se duhet të hetohen organizatorët dhe përgjegjësit e tetë janarit, kryetari i PD kërkon gjithashtu zbardhjen e protestës.