Top Channel/ Basha: Dështim me rindërtimin. Pjesa më e madhe e familjeve nëpër çadra
26/11/2021 19:29

Në dy vjetorin e tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka braktisur familjet e prekura nga fatkeqësia. Basha: Një qeveri sadopak e përgjegjshme sot nuk do të mburrej me ndihmën bujare të donatorëve, të cilëve duhet tu shpreh mirënjohjen në këtë 2 vjetor të 26 nëntorit, por do të kishte anuluar çdo shpenzim tjetër në veçanti shpenzimet e luksit dhe shpenzimet e koncesioneve të panumërta e të PPP-ve për tu ardhur në ndihmë atyre që janë më shumë në nevojë. Një pjesë e madhe prej tyre sot janë akoma në çadra, kanë kaluar dimrin e dytë në çadra, po hyjnë në dimrin e tretë në çadra. Kryedemokrati ishte në familjen e kryefamiljareve Shkalla në Durrës, të cilët edhe pse kanë kaluar dy vite vijojnë të jetojnë në banesën e tyre të rrënuar. Basha: Unë jam sot këtu për tu zotuar që familja jonë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur ta çojë deri në fund kauzën e dëmshpërblimit të drejtë për të gjithë dëmet materiale që kanë pësuar mijëra familje nga tërmeti si dhe për të vënë para përgjegjësisë ata njerëz të cilët u rëndojnë jetët e banorëve të 2 pallateve në Thumanë. Të shohin ditën e tyre para ligjit. Sipas Lulzim Bashës qeveria i ndau qytetarët e prekur nga tërmeti në të majtë dhe të djathtë për të shfrytëzuar fatkeqësinë e tyre për qëllime elektorale.

Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plan franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19
Top News – Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë, del autoboti
21/10 19:10
Top News – Në makinë me studentin protestues/ Rama i përgjigjet të riut teksa udhëton për në Budva
21/10 19:10
Top Channel/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, molotov drejt efektivëve, Korreshi në protestë
21/10 19:07
Top Channel/ Vajzat protestuese rezistencë, ulen këmbëkryq në Bulevard para policëve
21/10 19:07
Top News – Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para/ Protestuesit djegin karriget
21/10 18:52
Top Channel/ Çudi në Bulevard, qytetari bën vrapin e mbrëmjes mes gurëve dhe molotovëve
21/10 18:52
Top Channel/ Molotovë drejt Kryeministrisë, autoboti fik zjarrin në bulevard, tubuesit hedhin e gurë
21/10 18:49
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov drejt efektivëve, autoboti afrohet për të shuar flakët
21/10 18:48
Top Channel/ Mbërrijnë efektivët e Shqiponjave në bulevard, tensionohet situata nga protestuesit
21/10 18:45
Top Channel/ Qetësia pushton në protestë, protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë
21/10 18:31