Dy persona të maskuar janë parë në barrikadat e vendosura në Rudarë, ndërsa situata e tensionuar vijo ende në veri të Kosovës. Serbët vijojnë të protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, i cili dyshohet se është përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe policisë.