Situata dramatike e zjarreve dje në Gjirokastër ka lënë pas hapësira të gjera të shkrumbuara në Lunxhëri ku u kërcënuan seriozisht edhe fshatrat Qestorat, Paleokastër ndërsa zjarri arriti shumë pranë zonës së fshatrave të sipërm të Lunxhërisë. 25 zjarrfikës u angazhuan për më tepër se 10 orë në shuarjen e flakëve dhe devijimin e tyre. Perimetri i vatrave ishte jashtëzakonisht i madh sipas kreut të zjarrfikësve favorizuar edhe nga era dhe temperaturat mbi 40 gradë.